Në një video që po qarkullon në rrjete sociale, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shihet teksa flet për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe largimin e Vjosa Osmanit nga dy pozitat që mbante në parti.
Fjalimi i Kurtit duket të jetë mbajtur në qershorin e vitit të kaluar në Batllavë me rastin e datës së themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai kritikon LDK’në se si e ka larguar Vjosa Osmanin, duke thënë se e kanë larguar rininë nga partia.
“Vjosa Osmani që nuk i ka as 40 vjet e ka mbajt rininë, ajo ka doktoru në Pitsburgh, ajo është akademi, jo këta që doktorojnë te njeri-tjetri”, thotë Kurti.
Tutje Kurti me ironi thotë se LDK’së nuk i ka mbetur gjë tjetër veç ta bëjë edhe Ismet Beqirin kryetar të Forumit Rinor të LDK’së.