Pjesëmarrja në këtë ngjarje informative dhe interaktive, e cila u zhvillua në Institutin e Shkencave të Aplikuara të Universitetit UMEF të Zvicrës, ishte një bashkim i suksesshëm i diversitetit politik në kantonin tonë.
Ky aktivitet ishte një mundësi për t’u takuar dhe shkëmbyer me kandidatët shqipfolës si dhe me kandidatët për Këshillin Administrativ: Alfonso Gomez, Prof. Dr. Djawed Sangdel, Marjorie de Chastonay, Natacha Buffet-Desfayes, Skender Salihi dhe Simon Brandt.
Shumë faleminderit Mirishahe Limani Hiler për organizimin dhe moderimin e kësaj ngjarje kuptimplote, si dhe Mathias Bouschbeks KA për mikpritjen në emër të autoriteteve komunale Vernier.
Një falënderim i madh për të gjithë pjesëmarrësit dhe vullnetarët që ndihmuan për të mbështetur këtë iniciativë të mrekullueshme.
Albswiss ju uron suksese🇨🇭🇽🇰🇦🇱