fbpx
-10.6 C
Geneva
Saturday, November 30, 2024

Ana flet pas largimit nga “Për’puthen”

Ana e dytë ka folur pas largimit nga emisioni “Për’puthen”.

Ana Kauri zbuloi të dielën në “Për’puthen Prime” se kishte vendosur që të largohej nga programi, pasi nuk e gjente më veten aty.

Pas largimit të saj nga reality shoë, ajo ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e shumtë në “Instagram”, ku ka mirëpritur pyetjet e ndryshme nga ana e tyre.

“Bëre gabim që ike”, Ana reagon pas largimit nga “Për’puthen”.

“Ishe dhe je më e mira e atyre që le brenda në “Për’puthen”, por bëre gabim që ike”, i shkruan dikush, duke i treguar se do ju mungojë fansave të saj.

Duke e falënderuar për vlerësimin, ish-konkurrentja e “Për’puthen” i përgjigjet se nuk e gjente veten dhe se mori vendimin që të largohej.

“Shumë faleminderit. Pooor kur nuk e gjen dot veten është më mirë të largohesh dhe t’ia lësh atë mundësi dikujt tjetër”, i shkruan Ana.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img