12.2 C
Geneva
Thursday, October 9, 2025

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë me turne historik në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore i Shqipërisë po zhvillon  një turne historik me katër koncerte të pasura artistike, në disa qytete të Kosovës dhe në Maqedoninë e Veriut.

Sipas drejtuesve të ansamblit dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Kulturës, ky bashkëpunim me Shqipërinë është në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor për vitin 2022.

Ky  turne që është mbështetur edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit ka nisë në Prizren më 25 prill, vazhdon në Gjakovë më 26 prill, Gjilan më 27 prill dhe në Shkup më 28 prill.

Drejtori  artistik i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore të  Shqipërisë, Sokol Marsi, tha se turneu është historik sepse zhvillohet pas më shumë se 30 vitesh në këtë lloj organizimi. Sipas tij, në repertoar do të ketë vepra të interpretuara nga artistë tradicional vendës të Gjakovës, Prizrenit, Prishtinës, Gjilanit e të tjera. Por do të ketë edhe këngë të Nexhmije Pagarushës dhe valle kryesisht me tematikë të Kosovës.

 

 

 

Të Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img