25.9 C
Geneva
Tuesday, August 2, 2022

Lajmet se vendosi maskë që kap shifrën prej 120 euro, reagon ashpër Kusari-Lila

U tha se vendosi maskë që kap shifrën prej 120 euro.

Ushtruesja e shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas lajmeve se ajo ka të vendosur një maskë që kap shifrën e 120 eurove.

Përmes një postimi në Facebook, ajo thotë se atë maskë ia ka qepur një rrobaqepës në Gjakovë.

“Gjithashtu i inkurajoj të gjithë të interesuarit të kontaktojnë Reshatin për maska apo kostume të prera”, ka shkruar Kusari-Lila.

Postimi i plotë:

Në mesin e dramës për zgjedhjen e Presidentit të vendit, portalet me agjenda destruktive po merren me “çmimin” e maskës time.

Epo pasi janë përtacë për të kry punën e tyre si duhet, unë i informoj se këtë maskë nuk e kam blerë 120 € por e kam qepur në Gjakovë tek rrobaqepësi duarartë Reshat Haxhismajli.

Baca Reshat më ka qepur edhe disa kostume tjera, ndërsa për të më bërë nder, tri maska mi ka dhuruar falas.

Andaj dua t’a falenderoj për kreativitetin dhe vënien në pah të talentit të tij tek “portalet” tona dembele.

Gjithashtu i inkurajoj të gjithë të interesuarit të kontaktojnë Reshatin për maska apo kostume të prera.

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img