Anton Quni: FSK dhe Ushtria amerikane janë një – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Anton Quni: FSK dhe Ushtria amerikane janë një

anton-quni:-fsk-dhe-ushtria-amerikane-jane-nje

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni në ceremoninë zbarkimit të FSK-së në misionin e parë paqeruajtës, ka thënë se sot ëndrra e shumë brezave po bëhet realitet.

Quni ka thënë se sot nderojmë sakrificën e shumë brezave për atdheun.

“Është privilegj i veçantë të jemi dëshmitarë të një ngjarje historike për Kosovën, duke shënuar hapin e parë të Ushtrisë tonë. Në këtë moment të veçantë jemi të nderuar të nderojmë sakrificën e shumë brezave për atdheun. Vetëm pak ditë kur Kosova ka festuar 13 vjetorin e pavarësisë, po shënon hapin më të rëndësishëm për tu rreshtuar krah forcave amerikane”, ka thënë Quni.

Ai shtoi se flamuri i Kosovës do të rreshtohet krah flamujve të ushtrive më të fuqishme.

“Ne sot kemi të drejtë të ndjehemi krenar sepse flamuri ynë do të rreshtohet përkrahë flamurëve të ushtrive më të fuqishme”, tha Quni.

Quni shtoi se sot ushtarët tanë do të nisen në mision të shenjtë. Ai tha se Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Ushtria amerikane janë një.

Të ngjajshme

Hoxhaj-Kurtit: Vaksina që e ka marrë a ta ka rrit temperaturën, apo ka pas efekte anësore

albswiss.com

Imri Ahmet flet pas votimit të Vjosa Osmanit: Shtetformimi është rrugëtim, jo destinacion

albswiss.com

Hoxhaj i ashpër: Kurti po e dërgon Osmanin në presidencë që të ketë kontroll absolut mbi institucionet

albswiss.com