Arrestohet dorasi që e mbyti me një grusht 50 vjeçarin në Ferizaj – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Arrestohet dorasi që e mbyti me një grusht 50 vjeçarin në Ferizaj

arrestohet-dorasi-qe-e-mbyti-me-nje-grusht-50-vjecarin-ne-ferizaj

Policia e Kosovës në Ferizaj ka bërë të ditur se sot rreth orës 17:30, i dyshuari B.SH, i cili i cili ishte larguar nga Republika e Kosovës, në prezencë të avokatit mbrojtës është paraqitur në Sektorin e Hetimeve Rajonale në Ferizaj.

“I dyshuari është i intervistuar nga policia e Kosovës. Ndërkohë që me urdhër të Prokurorit kujdestar të krimeve të rënda, është ndaluar për 48 orë, deri në kompletimin e lëndë”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi.

Kujtojmë se me datë 21.02.2021, rreth orës 15:30, për motive ende të panjohura, i dyshuari kishte goditur me grusht në kokë viktimën (m/Kosovar 50 vjeçar), i cili ka rënë me kokë në asfalt.

I dyshuari e kishte dërguar personalisht në ambulancë viktimën, ndërsa ai ishte larguar në drejtim të panjohur.

Viktima, pas marrjes së ndihmës së parë ishte dërguar për në QKUK-Prishtinë dhe pas mesnate kishte ndërruar jetë.

Të ngjajshme

Të infektuarit e fundit me koronavirus janë nga këto komuna

albswiss.com

“LDK-ja nuk ekziston më pasi votoi Vjosa Osmanin”

albswiss.com

Përfaqësues të komuniteve dërgojnë ankesa në PZAP, dyshojnë për manipulime

albswiss.com