FTESË – Ekspozitë personale e artistit Urim Berisha
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka kënaqësinë t’ju ftojë në hapjen e ekspozitës personale të artistit vizual Urim Berisha.
Kjo ekspozitë sjell një perspektivë të veçantë artistike, ku numrat, të shkëputur nga funksioni i tyre matematikor, transformohen në simbole të ngarkuara me kuptime kulturore, filozofike dhe emocionale. Përmes teknikës së përzier mbi pëlhurë dhe tapet, artisti krijon një dialog mes abstraktes dhe së prekshmes – një ndërthurje mes rendit logjik dhe ndjeshmërisë njerëzore.
Urim Berisha, që jeton dhe vepron në kantonin e Cyrihut, sjell për publikun një përvojë artistike që tejkalon kuptimin tradicional të formës dhe simbolit.
📅 Data: E premte, 20 qershor 2025
🕢 Ora: 19:30
📍 Adresa: Konsullata e Republikës së Kosovës, Eugen-Huber-Strasse 19A, 8048, Cyrih
Pjesëmarrja juaj do të jetë nder për ne.
📧 Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen në: consulate.zurich@rks-gov.net
Ju mirëpresim!
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih





