Bitcoin shkon në 50,000 dollarë – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Ekonomi

Bitcoin shkon në 50,000 dollarë

bitcoin-shkon-ne-50,000-dollare

Monedha digjitale Bitcoin ka thyer një rekord të ri, duke arritur vlerën e më shumë se 50,000 dollarëve.

Kriptovaluta e cila u krijua nga një shpikës i panjohur, është rritur 72% vetëm këtë vit. Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera prodhohen nga kompjuterët. Gjysma e vlerës së tij të supozuar vjen nga numri i caktuar i Bitcoinëve që mund të prodhohen.

Por rregullatorët paralajmërojnë se kriptovalutat janë të rrezikshme, për shkak se vlera e tyre mund të ndryshojë shpejtë, si në rritje ashtu edhe në rënie.

Rritja më e madhe e tij këtë vit erdhi pasi Elon Musk bleu 1.5 miliardë dollarë Bitcoin dhe tha se shumë shpejtë do ta pranojë Bitcoinin si formë pagese për veturat e tij.

Mbështetësit thonë se Bitcoin mund të veprojë si një depo e vlerës, sikur një version digjital i arit. Nëse Bitcoin arrin vlerën kapitale të arit, atëherë mund të shkojë deri në 500,000 dollarë për Bitcoin.

Të ngjajshme

Bie importi nga Serbia

albswiss.com

Gjermania shpreson të hapë ekonominë nga muaji maj

albswiss.com

16 punëtorë hubën jetën në vendin e punës gjatë vitit të kaluar

albswiss.com