Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka marrë vendim që më 27 prill, të ketë edhe një mbledhje tjetër mes sindikatave. Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, ka thënë se deri atëherë është vendosur që të mos ketë veprime sindikale, meqë sipas tij, qeveria u ka dhënë sinjale pozitive për dialog rreth kërkesave që kanë.
“Sot e patëm takimin e rregullt të Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe analizuam protestën e fundit. Në takim u morëm vesh që Qeveria të na informojë deri ku ka shkuar Ligji i Pagave dhe Ligji për Pensione Sociale dhe Sigurime Shëndetësore. Kërkesa jonë ka qenë dialogu social dhe kemi filluar dialogun dhe takimin e radhës e kemi sot një javë”, tha Hykolli për EO.
Në variantin më të keq, Hykolli nuk i ka përjashtuar grevat e protestat. Për këto të fundit, ai luti Qeverinë që t’i marrë parasysh kërkesat e tyre.