Caktohet ndalimi për 48-orë për drejtorin e KPK-së dhe një zyrtare tjetër.
Prokuroria Themelore e Prishtinës njofton se me urdhër të saj është shoqëruar për intrevistim Drejtori i Përgjithshëm dhe një zyrtare e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Të lartcekurit janë shoqëruar në Polici për tu intervistuar lidhur për veprimet që dyshohet se ata i kanë kryer.
Me aktvendim të prokurorit të shtetit të lartcekurit janë ndaluar për 48 orë.
“Po ashtu, ju njoftojmë se Këshilli Porkurorial i Kosovës, do të ndërmerr të gjitha veprimet e duhura në përputhje me ligjin dhe mandatin e vet”, njofton prokuroria, transmeton Gazeta Express.
Kjo procedurë penale nuk ka të bëjë asgjë me rastin e Ministrisë së Bujqësisë, njofton tutje prokuroria.
Ndërkohë policia ka njoftuar se të njëjtit dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.