“Çka m’vyn jeta me m’shku ky djalë?”, flet babai i rojes së plagosur në tentim-grabitjen e djeshme – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

“Çka m’vyn jeta me m’shku ky djalë?”, flet babai i rojes së plagosur në tentim-grabitjen e djeshme

“cka-m’vyn-jeta-me-m’shku-ky-djale?”,-flet-babai-i-rojes-se-plagosur-ne-tentim-grabitjen-e-djeshme

Babai i njërit prej të plagosurve në tentim-grabitjen e djeshme, Muhamet Krasniqi, ka thënë se nuk është optimist për gjendjen e djalit të tij, ndonëse po lutet që të shpëtojë.

Krasniqi mbeti i plagosur sot në një sulm me armë teksa bashkë me kolegun e tij, që të dy punëtorë sigurimi, po transportonin para.

“Gjithmonë kam pasë frikë prejse o hi o punësu aty”, ka thënë prindi i tij.

“Gjithmonë mendojmë me shpresë që do të kalojmë mirë”.

“N’gjoks [është plagosur]. Ishalla pshton, po une nuk jom optimist”.

Krasniqi ka njoftuar se djali i tij e ka vetëdijen mirëpo ka humbur shumë gjak, teksa ka shprehur uratën që raste si ky i sotmi të mos ndodhin kurrë më.

“Osht me vetëdije po ka shumë gjakderdhje. Ishalla shpëton”.

“Lus Zotin ishalla tjerët shpëtojnë e nuk ndodh një rast i tillë më”.

“Qet djalë t’vetmin e kam. Çka m’vyn mu jeta ma me m’shku ky djalë?”, ka thënë ai për Klanin.

Të ngjajshme

Selmanaj-Abdixhikut: Turri për ta takuar Vjosën është turr për ta rrëzuar edhe më shumë LDK-në

albswiss.com

Ndërron jetë 10 orë pasi mori vaksinën kineze e moshuara nga Shqipëria

albswiss.com

Vjosa Osmani i shkon në zyre Albin Kurtit

albswiss.com