-7.7 C
Geneva
Thursday, February 2, 2023

“DARDANËT” në kryeqytetin dardan”

Promovohet libri “Dardanët” nga Prof.Dr. Luan Përzhita, ish rektor i Akademisë së Studimeve Albanologjike në Tiranë.

Profesor Përzhita sjell fisin ilir të dardanëve nga parahistoria deri në mesjetë dhe e vulos në kryeqytetin dardan Shkup, pra aty promovon një vepër me një materie të rëndësishme.

Ai në këtë libër theksoi se dardanët janë një fis luftatak ilir, “Dardanët njihen si një fis luftarak ndaj kam përzgjedhur këtë luftëtar për ta ilustruar si simbol.”

Ai madje thekson se zemrën e trojeve të dardanëve e përbënte pikërisht Kosova e sotme, dhe në territore që në antikitet ishin pjesë e territoreve dardane.

Një vëmendje të veçant i kushtohet faktit se dardanët në bazë të mbishkrimeve kanë përdorur gjuhën litrurgjike-ilirishte dhe atë latine, dhe asnjë mbishkrim grek, siç flasin disa histori të fabrikuara.

Këtë fakt autori e bazon duke u nisur nga mesjeta e hershme, ku materialet e kësaj periudhe janë zbuluar në nekropolet Banjë të Malishevës, Graboc, Fushë Kosovë etj.

Me këtë vepër historia shqiptare vulos një fakt të pamohueshëm arkeologjik.

Ky libër do të jetë shumë shpejt edhe në gjuhën angleze.

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img