16.2 C
Geneva
Friday, October 10, 2025

Debutim i suksesshëm i Imerit në kombëtaren e Zvicrës

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Në ndeshjen e mbrëmshme Itali-Zvicër 1:1, të zhvilluar në stadiumin “Olimpico di Roma” të Romës, e vlershme për Botërorin “Katar 2022”, përveç Xherdan Shaqirit, të aktivizuar në pjesën e dytë kanë qenë edhe futbollistët Kastriot Imeri dhe Andi Zeqiri, me origjinë nga Peja, gjegjësisht Ferizaj, i Republikës së Kosovës.

Imeri mesfushor i FC “Servette” të Gjenevës, që është edhe kapiten në shpresat U-21,të Zvicrës, në ekipin e parë të helvetikëve kundër Italisë, është aktivizuar në minutën e 69 të lojës, duke e zëvendësuar sulmuesin Renato Steteffen.

Kurse kah fundi i lojës selektori i Zvicrës, Murat Yakin, i ka dhënë shansin edhe Andi Zeqirit, qendërsulmues tek FC “Augsburg” i Gjermanisë.

Zeqiri po të ishte pak më i kujdesshëm fare lehtë ka mundur të shënoj për Zvicrën, në minutat shtesë të lojës.

Mirëpo, gjuajtjen e tij të plogët e ka devijuar jashtë vijës fundore të fushës, Leonardo Bonucci, mbrojtës i azurëve.

Në anën tjetër Yann Sommer,portier i helvetikëve edhe sonte ka bërë ndalje të shkëlqyera të topit, duke dëshmuar se vërtetë është njëri nga portierët më të mirë në Evropë.

Lojtari më fatkeq i kësaj mbrëmje sportive ishte mesfushori italian Jorge Luiz Frullo-Fino, i njohur me shkurtesën Jorgniho.

Ai penalltinë e akorduar nga gjyqtari kryesor i këtij takimi M.Taylor, në minutën e 90, në favor të italianëve e ka huqur, duke e çuar topin lartë mbi transversalen e portierit zviceran Sommer.

Pas përfundimit të kësaj ndeshjes Pierre Poullier, gazetar sporti në “Radio Televizion Suisse”,kanal i Zvicrës, frëngjishtfolëse ka marrë edhe mendimin e Imerit, përkitazi me këtë takim, me raste të shumta shënimi për të dyja palët.

Imeri,është shprehur mjaft i kënaqur që ka qenë pjesë e kombëtares së Zvicrës, në futboll.

Sipas tij skuadra zvicerane edhe pse me shumë mungesa në formacion bëri lojë të shkëlqyeshme.

Për çfarë ngjashëm mendon edhe tifozëria e shumtë e kuq e bardhëve gjithandej Zvicrës./ARIF EJUPI

Të Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img