Dëshmori Jonuz Qazim Zejnullahu, mbetët i pavdekshëm në popull

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Viti – Ai mbetët i pavdekshëm në popull, shpirti i tij atdhedashës, çlirimtar është në radhën e dëshmorëve të përjetësisë.

Dëshmori Jonuz Qazim Zejnullahu (12.05.1975-05.05.1999)

Jonuz Zejnullahu u lind, më 12 / 05/ 1975, në fshatin Gjylekar (Skifteraj) – Komuna e Vitisë. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa shkollën e mesme në medresën “Alaudin” në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë.

Jonuzi studimet e larta i kishte vazhduar në Fakultetin e Drejtësisë (Sherjatin) në Damask të Sirisë.

Ai qysh i ri kishte shërbyer nëpër xhami si imam. Jonuzin, milicia serbe e kishin arrestuar gjashtë herë, dy herë në Viti dhe katër herë në Gjilan, gjatë shërbesës në xhami. Me daljen në skenë të UÇK-së, Hoxhë Jonuzi organizoi mbledhjen e ndihmave për UÇK-në, derisa kishin filluar bombardimet e NATO-së, ai ishte tashmë në radhët e UÇK-së si ushtar në Brigadën “138 Agim Ramadani”, në Batalionin e udhëhequr nga komandanti i saj Fadil Hatërgjonaj, ndërsa ai ishte komandant i skuadrës së parë.

Jonuzi gjatë luftimeve kishte takuar bashkëvendës nga Vitia si, Rexhep Ajetin, Sherif Azizin e shumë të tjerë. Fortifikatat e armikut tani ishin pengesë për përparimin e UÇK-së tek vendi i quajtur “Rrasat e Zogut” në Koshare.

Jonuzi me vetë dëshirë, i pajisur me bomba në duar ofrohet dhe sulmon bunkerin serb, luftëtari, Jonuz Zejnullahu, kishte depërtuar afër ushtrisë serbe, kishte hedhur granatat duke asgjësuar gjithçka brenda bunkerit, pastaj duke vazhduar edhe në bunkerin tjetër, plagoset rëndë, tërhiqet nga bashkëluftëtarë të tij, e të njësitit të Abaz Thaqit, dërgohet në Malësi të Madhe, por ai ndërron jetë në qytetin Bajram Curr, nga plagët e rënda, më 05 maj të vitit 1999, varroset nga bashkëluftëtarët e tij në qytetin Bajram Curr.

Dëshmori Jonuz Zejnullahu më vonë rivarroset në varrezat e dëshmorëve në Viti… Ai mbetët i pavdekshëm në popull, shpirti i tij atdhedashës, çlirimtar është në radhën e dëshmorëve të përjetësisë.

Dëshmori Januz Zejnullahu!

Biri i kombit dhe i shqiptarisë,
nga fshati Skifteraj i Vitisë!

Armikut i doli ballë për ballë,
n’Zonën Operative t’Dukagjinit;

Hidromorava
ai si rrëfeja ndër t’parë!

Me luftëtarë të lirisë,
Januzi shkëputë zinxhirtë e robërisë!

I betuar n’komb dhe n’fe,
s’donë atdheun me lënë pre!

Pak pa ra ai n’përjetësi,
i përvloi n’grumbuj armiqtë shkij!

Nuk lejoi bishat me kthetra,
që n’atdhe t’na bëjnë t’zeza!

Me kësi trima u kthjellë moti,
n’përjetësi i dërgoni Zoti!

T’i nderojmë heronjtë mbarë,
krenarinë e kombit shqiptar!

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img