Dhurata Dora lajmërohet nga ‘parajsa’ shfaqet si engjull – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Showbiz

Dhurata Dora lajmërohet nga ‘parajsa’ shfaqet si engjull

dhurata-dora-lajmerohet-nga-‘parajsa’-shfaqet-si-engjull

Artistja shqiptare, Dhurata Dora, ka nisur prej disa ditësh pushimet në ishujt Maldive.

Udhëtimin përrallor është duke e shijuar me grimerin Arbër Bytyqi, me të cilin përveç anës profesionale ruan raporte shumë të mira.

Derisa po qëndron larg aktiviteteve të zakonshme, krijuesja e hitit “Zemër” ka azhurnuar fansat me disa imazhe të reja.

Në një të fundit të ndarë ditën e sotme (e martë), 28 vjeçarja shfaqet në formë të mrekullueshme në një fustan të bardhë.

Veshja ndërkohë i është besuar kreatores nga Prizreni, Lena Berisha, e cila njëkohësisht qëndron prape shumë dukjeve të artisteve botërore.

“Mund të më gjesh aty ku muzika takon oqeanin”, shtoi ajo.

Sidoqoftë, Dhurata mes tjerash ka vënë në pah pamjen natyrale duke pozuar pa makijazh.

Dora në anën tjetër pas “Harrom” nuk ka lansuar ndonjë projekt tjetër të ri muzikor.

Të ngjajshme

Më nuk mund ta fshehin: Ana në lidhje me ish-konkurrentin e “Për’puthen”

albswiss.com

Kësaj radhe nuk mund ta mohojnë: Andi dhe Melisa kapen mat sërish me njëri-tjetrin

albswiss.com

Zbulohet gjinia e fëmijës që po presin Fero dhe Arbenita

albswiss.com