12.2 C
Geneva
Thursday, October 9, 2025

Donfried: Kosova dhe Serbia urgjent të riangazhohen në dialog

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ndihmës Sekretarja Amerikane për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, tha pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, se është urgjente që Kosova dhe Serbia të riangazhohen në dialog, që të sjell marrëveshjen me njohje reciproke.

Sipas diplomates amerikane, kjo është mënyra e vetme që t’i përgjigjen Kremlinit për tendencat për destabilizim të rajonit.

Tutje tha se status quo është e paqëndrueshme, jo vetëm që e pengon të ardhmen e Kosovës dhe të Serbisë drejt Europës, por i bën të mira Kremlinit.

Kurse kryeministri Kurti tha se që të ruhet paqja dhe stabiliteti afatgjatë, është i nevojshëm integrimi sa më i shpejtë i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe NATO.

“Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës por edhe në NATO”, ka thënë ai.

Kreu qeveritar duke folur për agresionin rus në Ukrainë, tha se është për të ardhur keq që Serbia refuzoi për të sanksionuar Rusinë dhe për t’u distancuar nga ajo.

Ndryshe, ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, pas Kosovës, viziton Serbinë, Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Malin e Zi. 

 

Të Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img