15.2 C
Geneva
Friday, October 10, 2025

Driton Thaqi nga Kosova zgjidhet Drejtor në PwC Zvicër, duke u përqendruar në këshillimin e bankave në strategjinë dhe transformimin e teknologjisë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Driton Thaqi, menaxher i njohur shqiptar, me prejardhje nga Kamenica e Kosovës, i cili ka kohë që jeton e punon në Zvicër, me përvojën e tij profesionale akademike në fushën e ekonomisë dhe menaxhim strategjik, ka arritur të zgjidhet Drejtor Consulting në Kompaninë PwC e cila u ndihmon 160 firmave nëpër botë dhe ka 3,330 punëtorë në PwC Zvicër.

PwC, ose PricewaterhouseCoopers, është një rrjet shumëkombësh shërbimesh profesionale, i njohur gjerësisht si një nga firmat e “Big Four”. Ato ofrojnë një gamë të gjerë shërbimesh, duke përfshirë shërbime auditimi, këshillimi (consulting) dhe shërbime tatimore dhe ligjore. PwC ndihmon organizatat të ndërtojnë besim, të zgjidhin probleme të rëndësishme dhe të realizojnë vlerë në industri të ndryshme.

PwC është një rrjet i firmave prestigjioze e cilësore në 151 vende të botës, me mbi 364,000 njerëz që janë të përkushtuar për të ofruar cilësi në shërbimet e auditimit, këshillimit dhe taksave. PwC ka partnerë në 14 lokacione të Zvicër dhe një në Principatën e Lihtenshtajnit.

Driton Thaqi ka një kualifikim akademik Master në Menaxhim Ndërkombëtar dhe Menaxhim Strategjik në NOVA SBE – School of Business and Economics (Lisbonë, Portugali), Copenhagen Business School (Kopenhagen, Danimark), dhe Bachelor në Business Administration (St. Gallen, Zvicër dhe Peking, Kinë).

Ai ka punuar tek UBS si Këshilltar për Strategjinë dhe Transformimin e Teknologjisë me një tjetër Big Four. Ai ka udhëhequr iniciativa të ndryshme në fushën e teknologjisë dhe sistemeve, duke përfshirë modernizimin e platformës teknologjike, arkitekturën e aplikacioneve ose integrimin e aplikacioneve dhe infrastrukturës.

“Me kënaqësi JU njoftoj se jam ngritur në detyrë në pozicionin e Drejtorit Këshillues në PwC Zvicër. Dua të shpreh vlerësimin tim të sinqertë për udhëheqjen dhe mbështetjen e madhe të Partnerëve Këshillues dhe Partnerëve të Teknologjisë dhe të të Dhënave – Prafull Sharma, Rejhan Fazlic, Albert Faessler, Ralf Thiele, Joscha Milinski, Matthias Leybold, Claudius Meyer, Sarthak Mahapatra, si dhe Udhëheqësit Këshillues të Financave, Patrick Akiki. Pres me padurim hapat e ardhshëm në këtë udhëtim”, është shprehur Driton Thaqi në LinkedIn.

Vlen të ceket se Driton Thaqi gjithashtu është Drejtor në Fondacionin VILDANA, fondacion me seli në Zvicër i cili mbështetë studentët e talentuar shqiptarë me bursa akademike./Epiqendra/Alb’swiss TV/

Të Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img