Duda Balje beson se do të bëhet deputete, dorëzon ankesë në Supreme – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Duda Balje beson se do të bëhet deputete, dorëzon ankesë në Supreme

duda-balje-beson-se-do-te-behet-deputete,-dorezon-ankese-ne-supreme

Duda Balje dorëzon ankesë në Supreme, beson se do të bëhet deputete.

Duda Balje nga Unioni Socialdemokrat ka dorëzuar sot ankesë në Gjykatën Supreme pas vendimit të PZAP’it për rinumërim të votave në vendbanime të banuara me boshnjakë në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Balje beson se pas vendimit të Supremes, do të sigurojë një vend në Kuvend.

‘’Ne thirremi në emrin e Kushtetutës për me i mbrojt të drejtat tona. Po besoj që do të sigurojmë një ulëse.’’, ka thënë ajo.

Në ndërkohë PZAP’ja dje e ka pranuar si pjesërisht të bazuar apelin e partisë së Baljes, që apeloi kundër vendimit të KQZ’së për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“PRANOHEN pjesërisht të bazuara apelet Anr.656/2021. A.nr.733/2021 dhe A.nr.735/2021 të paraqitura nga subjektet politike Nasha Iniciativa, Unioni Social Demokrat dhe Nova Demokratska Stranka të datës 05.03.2021 kundër vendimit të KQZ-së nr.860-2021 të datës 04.03.2021, për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbajtur me 14 Shkurt 2021”, thuhet në vendimin e PZAP’së.

Të ngjajshme

Këto janë fjalët e para të ambasadorit të ri të Kosovës në SHBA

albswiss.com

Mot befasues edhe këtë javë, nuk do ta ndiejmë ende pranverën

albswiss.com

Shqipëria sërish shënon numër të madh të viktimave nga COVID-19, ja sa raste

albswiss.com