Adelina Tahiri nuk e fsheh asnjëherë dashurinë që ka për bashkëshortin e saj, avokatin maqedonas, Serjozha Markov.
Madje këngëtarja shqiptare këtë e shpreh në pothuajse secilin postim që e bën në rrjetet sociale.
E më ndryshe nuk ishte as këtë herë, kur Adelina publikoi një “InstaStory” në të cilën ka shkruar “vetëm thirra të të them të dua”, ndërsa shihet së bashku me burrin e saj në një darkë romantike.
Ndërkohë, kujtojmë se Adelina dhe Serjozha janë prindër të një djali.