fbpx
21.2 C
Geneva
Thursday, October 31, 2024

E dhimbshme/ COVID-19 u merr jetën dy infermierëve, Erjola la dy fëmijë të mitur

Dy infermierë kanë ndërruar jetë dje nga koronavirusi. Lajmin e trishtë e njoftoi Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë përmes postimeve në faqen zyrtare. Viktimat janë Nerim Vaçi infermier në Mat dhe një tjetër infermiere nga Lushnja.

“Si pasojë e Covid-19, ditën e sotme është ndarë nga jeta një infermier nga Mati Nerim Vaçi. Shoqata e Infermiereve i shpreh ngushëllime familjes dhe kolegeve”, ishte njoftimi i parë nga shoqata.

Por, pa kaluar shumë minuta, shoqata bëri një tjetër njoftim për një tjetër humbje nga bluzat e bardha. “Serisht humbje jete mes Infermiereve nga covid-19. Infermierja nga Lushnja ka nderruar jete pas betejes me kete semundje. Shoqata e Infermiereve i shpreh ngushellime familjes se Erjoles dhe kolegeve te saj”, mbyllet postimi.

Ajo ishte nënë e dy fëmijëve dhe një profesioniste në punën e saj, ndërsa lajmi ka lënë të tronditur familjarët, miqtë dhe kolegët e saj.

Në luftën me koronavirusin prej marsit të kaluar kanë humbur jetën shumë mjekë dhe infermierë.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img