E kishte shok klase Fitim Adem Jasharin – gazetari rrëfen momente nga shkolla – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

E kishte shok klase Fitim Adem Jasharin – gazetari rrëfen momente nga shkolla

e-kishte-shok-klase-fitim-adem-jasharin-–-gazetari-rrefen-momente-nga-shkolla

Autori i emisionit “Frontal” në T7, Arsim Lani ka treguar një histori prekëse të djalit të Adem Jasharit, Fitimit, i cili ishte në një klasë bashkë me të.

Lani ka treguar se djali i Adem Jasharit ishte i heshtur dhe fliste shumë pak, ndërsa thotë se nuk merrej shumë me çmenduritë që i bënin ata si nxënës të shkollës së mesme.

Moderatori ka vendosur ta ndajë këtë histori në përvjetorin e 23-të të rënies historike të familjes Jashari, raporton Gazeta Express.

“Zhurma në klasë fillonte në momentin që nga aty dilte profesori. Të gjithë ngriheshim në këmbë pa pasur nevojë, bërtisnim, lazdroheshim.

Ai qëndronte në bankë. Ishte i heshtur dhe fliste pak. Fliste vetëm atëherë kur e pyesje diçka. Ndryshe nuk merrej shumë me çmenduritë që bënim ne si nxënës të vitit të parë të shkollës së mesme. Ulej në bankë në rreshtin e fundit. Quhej Fitim ADEM Jashari”, ka shkruar Lani në Facebook.

Lani thotë se asnjëherë nuk ka ka arritur ta kuptojë heshtjen e Fitimit.

“Fitimit që s’arrita t’ja kuptojë kurrë heshtjen e tij në klasë, ia dëgjova më pas jehonën e pushkëve me 5, 6 dhe 7 mars në Prekaz derisa ra bashkë më anëtarët e tjerë të familjes Jashari”, shtoi Lani.

Gazetari ka sqaruar se Fitim Jashari ka vijuar mësimet në Polac për një kohë të shkurtër.

Të ngjajshme

84 pacientë me koronavirus në Spitalin e Gjakovës

albswiss.com

Abdixhiku që në ditët e para si kryetar i LDK-së e thumbon Kurtin

albswiss.com

Hasani tregon se a e shkeli Kurti Kushtetutën kur ia dha veç një ministri Listës Serbe

albswiss.com