fbpx
-5.7 C
Geneva
Saturday, November 30, 2024

E konfirmuar: S’ka minatorë të suspenduar, drejtori u shqipton vërejtje disiplinore për futjen në grevë

S’ka minatorë të suspenduar, drejtori u shqipton vërejtje disiplinore për futjen në grevë.

Është demantuar lajmi se disa punëtorë të kombinatit metalurgjik “Trepça”, janë suspenduar nga puna për shkak të grevës së tyre për mosmarrjen e pagave për muajin janar. Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani, ka thënë për Express, se të gjithë punëtorët janë në punë dhe se nuk ka pasur suspendim të asnjë minatori.

Ai konfirmoi se ndaj tyre vetëm është dhënë një vërejtje disiplinore.

“Jo nuk është asnjë minator i suspenduar. Të gjithë kanë filluar të punojnë dhe nuk ka të suspenduar asnjë. Drejtori u ka dhënë nga një vërejtje dhe të gjithë kanë filluar që të punojnë. Në rregull është situata. Vërejtja ka qenë disiplinore e që ka pasur të bëj me grevën e minatorëve për paga. Drejtori është marr vesh me ta sot edhe me punëtorët edhe me inxhinierët dhe puna ka filluar. Pra vërejtja ka qenë vetëm për arsyen që punëtorët e kanë ndalur punën për disa ditë. Numrin se për sa punëtor ka vërejtje nuk e di”, ka thënë më tutje ai.

Për sa i përket marrjes së pagës për muajin janar, Osmani ka deklaruar se deri më tani kanë marr vetëm 70% e pagës.

“Pagat e muajit janar janë marrë vetëm 70%. nuk ka njëherë më shumë mjete. Ndoshta brenda javës grumbullohen para për të dal edhe pjesa tjetër. Çka të shesim koncentrat dhe krejt mjetet varen nga shitja e tij”, ka thënë Osmani.

Kryetari i Sindikatës, Osmani ka thënë më tutje se 770 minatorë janë të varuar nga pagat në Trepçë.

“Në minierë janë 770 punëtorë. Trepça tash i përshinë edhe drejtorinë e Bordit edhe sigurimin. Por diku paga që marrin nga Trepça janë 1700 veta. Këtu përfshihen edhe punëtorët e Kishnicës”, ka deklaruar më tutje Osmani.

Pak më parë aktivisti i Vetëvendosjes, Imer Fejza, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se 12 punëtorët janë suspenduar nga puna pasi që sipas tij ky vendim vjen si hakmarrje për shkak të grevës të cilën e kishin mbajtur pesë ditë më parë për të kërkuar pagën e tyre.

Ndërsa, më vonë ka shkruar përsëri se punëtorët janë kthyer në punë dhe se bashkë ia dolën si gjithnjë.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img