fbpx
7.7 C
Geneva
Friday, November 1, 2024

E mbijetuara e Jasharajve në Natën e Zjarreve: Ky zjarr është përgjigjja për ata që synojnë të na rrezikojnë lirinë

Besarta Jashari, e bija e Hamzë Jasharit dhe e mbijetuara e vetme e familjes Jashari ka kujtuar familjarët e saj që u sakrifikuan për liri.

Sonte në Natën e Zjarreve në Prekaz, Besarta tha se kjo natë është e veçantë dhe se ky zjarr është përgjigja për të gjithë që synojnë ta rrezikojnë këtë liri.

“Do të ishte e rëndomtë…edhe nata,edhe zjarri,do të ishin të rëndomta sonte…edhe muaji Mars, do të ishte i rëndomtë…edhe unë do të isha e zakonshme, thjeshtë një Besartë !…Çdo gjë do të ishte e rëndomtë, pa aktin unik të vetëflijimit për LIRI të familjes tonë.Andaj,ky muaj dhe kjo natë, janë të veçanta…edhe ky zjarr është i veçantë, duke na ndriçuar neve të ardhmen, e kush synon të na rrezikoj këtë LIRI, ky zjarr është përgjigjja !…Gëzuar Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare e KosovësE juaja,Besarta Hamëz Jashari”, shkroi ajo.

Disa prej ish-ushtarëve të UÇK-së e kanë ndezur flakadanin pranë Kullës së Qëndresës në 23-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.

Ky manifestim tradicional treditor edhe kujton e lartëson heroizmin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img