EES aktivizohet plotësisht: Çfarë duhet të dinë qytetarët e Kosovës

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Prishtinë, 10 prill 2026 – Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga sot ka hyrë në fuqi zbatimi i plotë i Sistemit të Hyrje/Daljes (EES) në të gjitha pikat kufitare të Zonës Schengen, duke shënuar një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën e kontrollit të udhëtarëve nga vendet jo-anëtare të Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimit zyrtar, sistemi EES, i cili kishte nisur të zbatohej gradualisht që nga 12 tetori 2025, tashmë funksionon plotësisht dhe zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave. Ky sistem i automatizuar dhe biometrik regjistron hyrjet dhe daljet e udhëtarëve përmes mbledhjes së të dhënave si gjurmët e gishtërinjve, fotografia e fytyrës dhe të dhënat e dokumentit të udhëtimit.

Autoritetet theksojnë se EES do të mundësojë identifikimin më të saktë dhe më të shpejtë të personave që tejkalojnë afatin e qëndrimit në Zonën Schengen, duke rritur kështu sigurinë dhe efikasitetin e kontrolleve kufitare.

Ministria rikujton se qytetarët e Republikës së Kosovës vazhdojnë të gëzojnë të drejtën e udhëtimit pa vizë për qëndrime afatshkurtra deri në 90 ditë brenda çdo periudhe 180-ditore. Megjithatë, ata duhet të përmbushin disa kushte, përfshirë posedimin e një pasaporte biometrike valide, justifikimin e qëllimit të udhëtimit, dëshminë e mjeteve të mjaftueshme financiare, biletën e kthimit ose dëshmi për vazhdimin e udhëtimit, si dhe të mos jenë të regjistruar në listat e ndalimit të hyrjes në Schengen.

Zbatimi i plotë i sistemit EES konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të menaxhimit të kufijve në Bashkimin Evropian dhe pritet të ndikojë drejtpërdrejt edhe në përvojën e udhëtarëve nga Kosova.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img