Ëndërrimtaret pushtues parahistorik një poezi nga Avni Azizi

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ëndërrimtaret pushtues  parahistorik  

Njerëzit parahistorik prapë po zgjohen
Gjithçka përreth egërsisht po ringjallet
Dhe hijet bëhen krijesa të pa formuara
Pamje të dikurshme ata prapë marrin

Ata me sëpata të ngritura prej guri
Prapë duan që kodrave të ju ulin supet
Shkëmbinjtë e idealeve të mermerta
Egërsisht t’i kthejnë prapë tek vullkanet

Me veshjet prej lëkurave të bishave
Dëshira të egra dhe urrejtje rrënuese
Lumenj e liqene me fund t’i shterojnë
Me gishta nëpër rërë të vizatojnë kufij

Me pendët thikë përpjetë mbyllin rrugët
Me duart e egra duan të shkulnin male
Me gjak të ushqejnë egërsinë e jetës
Të grisin tërë horizontin e zhgjëndrrës

Po nga shekulli në shekull koha në kohë
Pos rakisë mbaron edhe dehja e ëndrrës
Parahistoria mbeti e ngrirë mes oborrit
Në faqen e re të historisë dritën e kohës

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img