Enver Hoxhaj takohet me emisarin britanik: E rëndësishme mbështetja britanike në dialogun Kosovë-Serbi

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Hoxhaj takohet me emisarin britanik: E rëndësishme mbështetja britanike në dialogun Kosovë-Serbi.

Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, sot është takuar me Emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, sir Stuart Peach dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abott.

Hoxhaj pas takimit, përmes një shkrimi dhe një fotoje të postuar¸ tha se mbështetja e Britanisë së Madhe për Kosovën është tejet e rëndësishme në rrafshin ndërkombëtar.

Tutje, Hoxhaj tha se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të rezultojë me njohje të ndërsjellë.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Enver Hoxhajt:

Takim i shkëlqyeshëm me Emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach dhe me ambasadorin Nicholas Abbott. E rëndësishme mbështetja britanike për Kosovën në rrafshin ndërkombëtar, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë nga i cili duhet të rezultojë njohja e ndërsjell dhe për të përballuar kërcënimet e akterëve joperëndimor në Ballkan.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img