Erdhi për pushime, mërgimtari nga Gjermania humbi jetën tragjikisht në një aksident

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Raportohet se një aksident fatal trafiku ka ndodhur në fshatin Krushevë të Vogël në komunën e Klinës, në mes një veture dhe një kamioni, ku si pasojë e përplasjes nga lëndimet e rënda ka vdekur vozitësi i makinës.

Thuhet se viktima e këtij aksidenti është i riu nga Jashanica e Klinës, B. H.

I ndjeri jetonte e vepronte në Gjermani.

Lajmi për aksidentit është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 12:52 ka ndodhur një aksident në magjistralen Klinë- Gurakoc, në fshatin Krushevë e Vogël. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një kamion. Për vozitësin e automjetit, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen, ndërsa vozitësi i kamionit ka pësuar lëndime”, ka theksuar Gashi.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img