Sipas urdhëresës së gjykatës së shtetit helvetik një familje kosovare duke përfshirë prindërit dhe katër fëmijët e tyre domosdoshmërish duhet të dëbohet nga Zvicra thonë autoritetet.
Ndonëse familja ka jetuar për gati njëzet e pesë vite në shtetin zviceran, gjykata ka vendosur se ajo duhet të dëbohet nga shteti helvetik. Përfitimi i vazhdueshëm nga asistenca sociale e shtetit, si dhe disa dënime tjera kanë bërë që të mos ketë një vendim të favorshëm në dobi të tyre.
Ky vendim i gjykatës rrezikon që familja të dëbohet, ndonëse katër fëmijët e tyre janë lindur dhe rritur në shtetin e Zvicrës, por kjo nuk i ka mundësuar atyre të ju vazhdohet leje qëndrimi në këtë vend.
Gjykata Federale publikoi këtë javë vendimin e saj në lidhje me ankesën e familjes, ku leja e qëndrimit të tyre ishte refuzuar nga autoritetet për të u vazhduar tutje.
Historia e qëndrimit familjes në Zvicër rrjedh nga viti 2001 kur kryefamiljari ishte martuar me një grua e cila atëbotë kishte leje qëndrim të rregullt. Nga kjo martesë qifti së bashku kishin dy fëmijë. Më pas ata ishin shkurorëzuar dhe burri kishte lidhur një martesë tjetër me një grua të re nga Kosova ku kishin katër fëmijë. Martesa ishte zhvilluar ndonëse ai nuk kishte marrë leje të bashkimit familjar dhe për vite të tëra kishte jetuar nga ndihmat sociale njofton gazeta 20 min e kantonit të Gjenevës.
Familja rrezikon të dëbohet nga dita në ditë. Ndër arsyet e autoriteteve zvicerane janë edhe mos integrimi në jetën vendore të kryefamiljarit, gjithashtu edhe një mori dënimesh penale ku ai kishte vozitur në gjendje të dehur, drejtim automjeti pa patentë, tentim për vjedhje, fyerje dhe dëmtim prone janë ndër veprat që përmenden në vendimin e Gjykatës Federale.
Me një arsyetim të tillë Gjykata vazhdon edhe për bashkëshorten dhe fëmijët, ngase sipas tyre ajo e dinte se bashkëshorti jetonte në vështirësi financiare dhe asistencë sociale duke mos bërë përpjekje që të inkuadrohet në tregun profesional të punës.
Ndërsa sa i përket fëmijëve thuhet se mosha e tyre nga katër deri në trembëdhjetë vjeçe është e mundur që ata të ri integrohen në Kosovë dhe se largimi nga shteti helvetik do të jetë një test për ata dhe familjen, shkruan gazeta 20 minutes.