Fëmijët e “Rinia Contact” sjellin kulturën shqiptare në zemër të Gjenevës

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Konsullata e Republikës së Kosovës në Gjenevë mirëpriti fëmijët e shoqatës “Rinia Contact”, në një takim të mbushur me gëzim, ngjyra dhe kulturë.

Vallëtarët interpretuan valle tradicionale shqiptare, duke promovuar me krenari trashëgiminë tonë kulturore dhe identitetin kombëtar. Kjo paraqitje artistike ishte një dëshmi e gjallë e përkushtimit për ruajtjen dhe përcjelljen e vlerave tona kombëtare tek brezat e rinj, edhe në mërgatë.

Me këtë rast, u vlerësua puna e palodhshme dhe angazhimi i znj. Rrezarta Sejdiu Shatri, udhëheqëse e shoqatës “Rinia Contact”, për rolin e saj në organizimin dhe mbështetjen e aktiviteteve kulturore në Gjenevë por edhe më gjerë. Një mirënjohje e veçantë iu adresua edhe prindërve, për përkushtimin e tyre në forcimin e lidhjes së fëmijëve me gjuhën, kulturën dhe rrënjët tona kombëtare.

Fëmijët u theksuan si pasuria më e çmuar e shoqërisë sonë, simbol i së ardhmes dhe shpresës./Alb’swiss TV/

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img