Fero dhe Genta Ismajli vijnë me bashkëpunim të ri – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Showbiz

Fero dhe Genta Ismajli vijnë me bashkëpunim të ri

fero-dhe-genta-ismajli-vijne-me-bashkepunim-te-ri

Genta Ismajli dhe Fero së shpejti sjellin këngën e re.

Këngëtarja nga Gjilani, Genta Ismajli, prej shumë kohësh ka paralajmëruar një bashkëpunim me reperin Fero.

Të njëjtit bënë të ditur se kanë bashkuar forcat për herë të parë, gjersa projekti i tyre pritet të lansohet së shpejti.

Kjo është njoftuar nga partneri i artistes shqiptare, Huseyin Usta, i cili ka azhurnuar fansat me një postim të hedhur në InstaStory.

“A jeni gati. Së shpejti Genta Ismajli dhe Fero”, thuhej në njoftim.

Duket se kënga do jetë pjesë e albumit të ri të Feros të quajtur “Goat”, nga i cili janë publikuar një sërë bashkëpunimesh.

Genta në anën tjetër që nga vera e kaluar nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt dhe ai i fundit mbetet “Ça me bo” së bashku me Marselin.

Të ngjajshme

Tea merr vendimin e papritur pas ndarjes nga Bearti

albswiss.com

Martohet “Meleku” dhe “Halili”, pamjet me të bukura nga ceremonia

albswiss.com

E pyesin a je nda nga burri? – Ky është reagimi i Lules

albswiss.com