10.9 C
Geneva
Friday, March 14, 2025

Fotoja me BMW luksoze, vjen reagimi Shpend Ahmetit

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas fotografive të shpërndara, ku ai shihet me një veturë të shtrenjtë.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se nuk e ka blerë atë veturë, derisa shton se fotoja në veturën ku ai shihet është e një miku të tij nga diaspora.

Postimi i plotë:

Natyrisht se nuk kam ble e as që jam pronar i ndonjë makine të tillë. Lehtë e verifikueshme. E as nuk jam mshef. Foto në Kosovë. Kemi qenë me një mik timin nga diaspora i cili është me mu në makinë dhe i cili ka ardh me votu.

Kam edhe kohën time të lirë që e kaloj me familje e miq. Pasuria ime është ajo që ka qenë. Shpenzimet e mia zyrtare si kryetar janë më të ultat në Kosovë.

Mua më vjen mirë që standardi për mua është se nuk kam të drejtë as me hyp në makinë të dikujt, prandaj edhe e bëra këtë shpjegim. Legjitime. Shpresoj që kjo një ditë të vlej për krejt politikanët. /ORAinfo/

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img