Gjatë natës së 8 dhe 9 shtatorit, përpara dyerve të nëntë xhamive në Paris, dikush vendosi koka të prera të derrave. Provokimi ishte aq i madh, sa që rreziku i një revolte të përmasave më të gjera ishte i madh.
Për habinë e të gjithëve, nxitja e konflikteve ndërfetare nuk ishte rezultat i “islamofobisë” së francezëve, por e ndërhyrjes së jashtme.Në bazë të dëshmive të fermerit ku ishin blerë kokat e derrave, incizimeve me kamerë dhe përgjimeve telefonike, prokuroria franceze deklaroi se njerëzit që vendosën kokat e derrave në xhami kishin veturë me tabela serbe, ndërkaq komunikimin telefonik e kishin bërë me telefona kroat.
Edhe pse kriminelët e përfshirë në nxitje konfliktesh ndërfetare janë larguar nga Franca në drejtim të Belgjikës, uroj që të zihen sa më shpejtë dhe të hidhet dritë nëse shërbimi sekret i Serbisë ka shtrirë veprimin e vet edhe në shtetet e Europës Perëndimore, pas rezultateve që ka pasur në nxitjen e vazhdueshme të radikalizmit fetar në Ballkanin Perëndimor shkruan Bardhyl Mahmuti në rrjetin social facebook.





