0.2 C
Geneva
Sunday, March 16, 2025

Ftesë për debat publik

FTESË / DEBAT I HAPUR

Për ardhmërinë politike të mërgatës
Zgjedhje lokale 2025, Gjenevë

Si rrjedhojë e kërkesave të shumë qytetarëve shqiptarë në kantonin e Gjenevës për të njohur më për së afërmi kandidatët zviceranë me origjinë shqiptare që këtë vit garojnë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 23 mars, organizojmë një Debat të hapur publik të mbështetur nga Alb’swiss TV.

Për t’iu përgjegjur poashtu edhe dëshirës së kandidatëve që prezentohen në formacione të ndryshme politike të kantonit, e që kanë nevojë për mbështetjen e vet popullit shqiptar të cilit ata i takojnë me ndershmëri, obligimi ynë qyterar dhe moral na detyron që të jemi aty ku dhe kur të rinjët tanë kanë nevojë për ne.

Të gjithë këta kandidatë që denjësisht angazhohen në shoqërinë shumëkulturore të Gjenevës që të sjellin edhe ndryshime të reja politike duke qenë njohësit më të mirë të nevojave të shqiptarëve, janë vlerë e shtuar e kulturës dhe origjinës sonë.

Andaj, me qëllim të njohjes së ndërsjellë dhe për t’iu mundësuar atyre shpalosjen më për së afërmi të projekteve të tyre, për t’i dëgjuar e për të mësuar më shumë rreth synimeve politike që ata kanë, organizojmë një Debat të hapur, jo vetëm për shqiptarët e Gjenevës por edhe për të gjithë qytetarët e tjerë zviceranë që duan t’i njohin e t’i mbështesin kandidatët me origjinë shqiptare.

Takimi mbahet të shtunën me 15 mars në këtë adresë:
Swiss UMEF, 187 Route d’Aïre
1219 Aïre – Genève, Suisse.

Pritja: nga ora 18:30
Fillimi i debatit: në orën 19:00

Prania juaj nderon nderon para se gjithash qytetërimin tonë shqiptarë dhe në veçanti është shtyllë mbështetëse për ardhmërinë politike të mërgatës sonë.

Për çdo paqartësi apo për më informata më të hollësishme rreth kësaj ngjarjeje, ju mundeni të na shkruani një sms në 079 607 46 74 dhe ne iu kontaktojmë.

Përpos kandidatëve shqiptarë të ftuar janë edhee miqtë tyre dhe shoqëria gjenevase që i mbështesin ata.
Mirësevini!

Në fotografi nga e majta: Agron Kurti-LJS; Mirishahe Limani Hilar; Skender Salihu-MCG; Hanumshahe Qerkini-Les Verts dhe Vehbi Kryeziu-Les Verts
Fotograf: Mentor Zajmi

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img