Në prag të zgjedhjeve komunale që do të mbahen me 23 mars në kantonin e Gjenevës, tashmë iu kemi njoftuar se do të organizohet një tryezë e rrumbullakët me të gjithë kandidatët me origjinë shqiptare që janë të angazhuar në formacione të ndryshme në këtë kanton. “Qëllimi i kësaj tryeze është ndërgjegjësimi i popullatës shqiptare me të drejtë vote në komunën në të cilën ata jetojnë. Pos kësaj, kjo tryezë ka për qëllim edhe afirmimin e kandidatëve shqiptarë në raport me popullatën shqiptare të kantonit të Gjenevës, kishte përcjellur albinfo.ch njoftimin e bërë nga zonja Limani Hiler, organizatore e tryezës.”
Alb’swiss TV dhe zonja Limani Hiler, në kuadër të këtij takimi mediatik që do të mbahet të mërkurën me 5 mars nga ora 18:30 në këtë adresë,
Swiss UMEF, 187 Route d’Aïre
1219 Aïre – Genève, Suisse, fton të gjitha mediat shqiptare dhe vendore të ndjekin këtë ngjarje.
Të gjithë të interesuarit apo përfaqësues të platformave mediale i lusim që për arsye organizative të na konfirmojnë praninë e tyre përmes një sms në këtë nr: 079 607 46 74, më së largu deri të hënën, më 3 mars 2025.
Paraprakisht, në emër të të gjithë kandidatëve shqiptarë që tashmë kanë konfirmuar ardhjen e tyre, zonja Limani Hiler dhe Albswiss iu falëmnderojnë shumë dhe iu dëshirojnë mirëseardhje.