19.6 C
Geneva
Wednesday, May 7, 2025

Ftesë për shënimin e “Ditës së të Pagjeturve”

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, ju fton në shënimin e Ditës së Personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Në këtë kuadër, do të promovohen dy libra që sjellin kujtesën e dhimbshme të luftës në Kosovë:

Dr. Blerina Rogova Gaxha
“Memorie dhe traumë: Kujtesa e luftës 1998–99 në letërsinë shqipe në Kosovë”

Dan Ibrahimi
“Rrëfime nga ferri ’99”

Kjo ngjarje organizohet nën patronazhin e Shefit të Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, në bashkëpunim me Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHN).

Një mbrëmje reflektimi për të nderuar kujtimin e atyre që ende nuk janë gjetur, dhe për të dëgjuar zërin e autorëve që e mbajnë të gjallë kujtesën tonë kolektive përmes fjalës së shkruar.

Data: E premte, 25 prill 2025
🕢 Ora: 19:30
📍 Adresa: Eugen-Huber-Strasse 19A, 8048 Cyrih

Ejani të jemi bashkë në respekt, kujtim dhe reflektim.

Ju mirëpresim,
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img