Gashi: Kurti i ka vetëm llafe deklaratat për shqyrtimin e vendosjes së ambasadës në Jerusalem – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Gashi: Kurti i ka vetëm llafe deklaratat për shqyrtimin e vendosjes së ambasadës në Jerusalem

gashi:-kurti-i-ka-vetem-llafe-deklaratat-per-shqyrtimin-e-vendosjes-se-ambasades-ne-jerusalem

Gashi beson se Kurti i ka vetëm llafe deklaratat për shqyrtimin e vendosjes së ambasadës në Jerusalem.

Avokati dhe mbështetësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Tomë Gashi, nuk është bindur nga njoftimi i LVV-së se Albin Kurti i ka thënë ambasadorit të Turqisë në Kosovë, Çağri Sakar se Qeveria e udhëhequr nga ai do ta shqyrtojë vendin ku do të vendoset Ambasada e Kosovës në Izrael, shkruan Express.

“Llafe jane keto, Albini eshte Albin dhe mbetet Albin, ambasada jone ne Jerusalem dhe pikë”, ka qenë reagimi i Gashit pas këtij lajmi.

Kurti ka deklaruar se Ambasada e Kosovës në Jerusalem dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit, janë çështje të rëndësishme për vendin. Në një takim me ambasadorin e Turqisë, Çagri Sakar, Kurti gjithashtu ka thënë se vendndodhja e ambasadës është çështje që do të shqyrtohet.

“Rreth vendit se ku do të vendoset ambasada është një çështje që do të shqyrtohet duke parë edhe dokumentacionin e qeverisë në ikje”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook.

Të ngjajshme

Mbi 20 herë u provua futja e gjerave ilegale në burgun e Dubravës, vetëm këtë vit

albswiss.com

Detaje nga Policia për vdekjen e punëtorit në Prishtinë

albswiss.com

E rrallë: Bekim Jashari dhe Halil Kastrati ia thonë këngës

albswiss.com