Gjermania shpreson të hapë ekonominë nga muaji maj – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Ekonomi

Gjermania shpreson të hapë ekonominë nga muaji maj

gjermania-shpreson-te-hape-ekonomine-nga-muaji-maj

Nga muaji maj, Gjermania shpreson të hapë ekonominë.

Mediat gjermane shkruajnë se Gjermania shpreson të hapë ekonominë deri në fund të muajit maj, e cila po vazhdon që të qëndrojë e mbyllur për shkak të pandemisë.

Sipas shefit nga kabineti i kancelares gjermane Angela Merkel, Helge Brown, tha sot se ai ishte “shumë skeptik” në lidhje me udhëtimin për Pashkë, por se ai shpresonte që situata të ndryshonte në fund të majit, shkruan Reuters.

Theksohet se Merkel dhe guvernatorët e shteteve federale këtë javë zgjatën “bllokimin” deri më 28 mars.

Ai shtoi se Gjermania mund të kthehet plotësisht në normalitet nëse imunizimi i popullsisë shkon sipas kursit të dëshiruar.

Gjermania është goditur më rëndë nga vala e dytë e pandemisë, ndërsa sipas kancelares gjermane Angela Merkel, vendi është duke e kaluar edhe valën e tretë të pandemisë, pasi infeksionet kanë shënuar rritje.

Të ngjajshme

Ministria e Ekonomisë: Janë kryer pagesat, minatorët pritet që sot t`i marrin rrogat

albswiss.com

Në këto qytete dhe fshtara nesër do të ketë ndërprerje të rrymës

albswiss.com

Kryetari i OAK: Qeveria në ardhje prioritet ta ketë vaksinimin e pastaj ekonominë

albswiss.com