fbpx
-15.2 C
Geneva
Tuesday, January 21, 2025

Gjykata vendos për qytetarin që ia ofroi 20 euro policit për të pirë kafe

Ia ofroi 20 euro policit për të pirë kafe, gjykata vendos për qytetarin.

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Kr.imeve të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë ditësh, ndaj të pandehurit R.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhënia e ryshfetit.

“Me datë 9 mars, në orët e mbrëmjes në pikën kufitare në Vërmicë, i pandehuri R.S., me t’u afruar te sporteli i kontrollit policor, pasi ia dorëzon dokumentet zyrtarit policor, në lejen e qarkullimit të automjetit e kishte future një kartëmonedhë prej 20 € (njëzet eurosh) dhe i pandehuri i drejtohet zyrtarit policor me fjalët ‘’këto të holla i kam lënë për ju, për qejf, për të pirë një kafe dhe për të më mundësuar ta kalojë kufirin meqë ndërrimi paraprak policor më ka refuzuar hyrjen’’, me ç’ rast i pandehuri R.S., ndalohet nga policia ku edhe i është sekuestruar përkohësisht kartëmonedha në shumën prej 20 € (njëzet eurosh)”,njofton gjykata,

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img