Grabitja me armë te liqeni i Badovcit, policia jep detaje – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Grabitja me armë te liqeni i Badovcit, policia jep detaje

grabitja-me-arme-te-liqeni-i-badovcit,-policia-jep-detaje

Dy persona janë plagosur me armë zjarri nga disa persona të maskuar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 16:41 në fshatin Mramor, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa kamioneta të cilin e kishin përdorë të dyshuarit është gjetur e djegur në fshatin Parallovë të Gjilanit.

“Është raportuar se në rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë (fshati Mramor) disa persona të maskuar, të armatosur me armë të gjata me një kamionetë me targa vendore, kishin ndaluar automjetin e kompanisë me të cilin kryhej transporti i parave, në të cilin ndodheshin katër meshkuj kosovarë. Të dyshuarit kishin gjuajte me armë zjarri në drejtim të viktimave ku si pasoj janë plagosur dy prej viktimave. Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Kamioneta të cilin e kishin përdorë të dyshuarit është gjetur e djegur në fsh. Parallovë të Gjilanit”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në raport tutje thuhet se në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori i shtetit. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Të ngjajshme

Osmani: E kemi borxh që mirënjohjen ndaj familjes Jashari ta bartim brez pas brezi

albswiss.com

Nga këto komuna dhe fshatra vijnë 529 rastet e reja me COVID-19

albswiss.com

Shqipëria në alarm: 21 të vdekur dhe 819 raste të reja me koronavirus

albswiss.com