Reagon Grenell.
Ish-emisari i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pasi këshilltari Special i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, e ka telefonuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, për të diskutuar lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve serbe të prillit.
Në Twitter, Grenell ka pyetur se pse një punonjës e telefonon kryeministrin Kurti dhe jo Sekretari i Shtetit, Këshilltari për Siguri Nacionale apo Presidenti i SHBA-së.
“Pse një punonjës e telefonon kreun e shtetit. Pse nuk po e telefonojnë Kurtin, Sekretari i Shtetit, Këshilltari për Siguri Nacional apo Presidenti?”, ka shkruar Grenell.
Ai tutje ka thënë se Kosova meriton më shumë respekt.
“Kosova meriton më shumë respekt”, ka përfunduar Grenell.
Më poshtë keni postimin e plotë të tij.






