Greqia shumë afër ta njohë Kosovën, ky është reagimi i Daçiq

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Greqia shumë afër ta njohë Kosovën, Daçiq bëhet se s’po ndodh asgjë

Raportet ndërmjet Greqisë dhe Kosovës kanë avancuar tepër. Athina dhe Prishtina sipas lëvizjeve të fundit duket se janë shumë afër arritjes së njohjes reciproke.

Megjithatë një afrim dhe thellim të tillë të raporteve në mes të Kosovës dhe Greqisë është përpjekur ta injorojë kreu i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, duke u shtirur se s’ka ndodhur asgjë.

Daçiq ka falënderuar Greqinë për pozicionin që shteti helen mban ndaj Republikës së Kosovës dhe për “mbështetjen” që Greqia ia jep Serbisë sa i përket çështjes së Kosovës.

Një deklaratë të tillë bashkëpunëtori i Vuçiqit e ka bërë gjatë një takimi që ka pasur me një delegacion nga parlamenti i Greqisë.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img