Zonja Limani Hiler njofton për një startup të ri
Në Gjenevë, të gjithë ne që duam të organizojmë festat familjare, ngjarje politike, ngjarje kulturore e artistike do të kemi një adresë ku punohet me profesionalizëm.
Ja njoftimi i saj:
Njoftim
A e dini se organizimi profesional i ngjarjeve mund t’i shndërrojnë idetë në vepra?
Sot, kam kënaqësinë t’ju njoftoj se së shpejti do të filloj me startup-in tonë, misioni i të cilit është t’i bëjë këto ide të shkëlqejnë.
– Puna do t’ju bëjë që të shihni se, në qendër të qasjes sonë është angazhimi për të bashkuar zërat e shoqërisë sonë për ngjarje që bëjnë ndryshim.
Duke ndjekur këtë plan, ju do të keni një vend ku mundë t’i adresoni edhe kërkesat me interes privat e në mënyrë efektive një nga aspektet kryesore të startup-it tonë për ju do të realizoj projektin e juaj duke iu lënë të magjepsur.
Duke bashkuar mendjet kureshtare e zemrat e pasionuara, idetë e shkëlqyeshme dhe qëllimet pozitive, ne mund të krijojmë ngjarje që jo vetëm informojnë, argëtojnë, bashkojnë e porosi përqojnë por ato do të transformojnë.
Siç e ka thënë Winston Churchill: « Nuk është e nevojshme të thuash mendimin tënd; ju vetëm duhet të mendoni atë që thoni. »
Në qasjen tonë, ne synojmë të provokojmë reflektim, të rrisim ndërgjegjësimin dhe të forcojmë lidhjet brenda komunitetit tonë dhe shoqërisë që i takojmë duke ofruar shërbim cilësor.
Së bashku, le të ndërtojmë një botë ku çdo ngjarje, çdo takim dhe çdo diskutim hap derën për ide të reja dhe ndryshime domethënëse.
Faleminderit që besoni në këtë vizion dhe faleminderit që jeni pjesë e këtij udhëtimi.
Së bashku, le t’i bëjmë zërat tanë të rezonojnë dhe të krijojmë momente të paharrueshme!
Fat të mbarë !
Për të garantuar transparencë të plotë, ne vlerësojmë çdo bashkëpunim dhe ju informojmë se shërbimet tona janë me pagesë, çmime të përshtatura. Kjo na lejon të ruajmë një nivel të shkëlqyeshëm në atë që ofrojmë por edhe të vazhdojmë të inovojmë dhe të ofrojmë ngjarje të jashtëzakonshme.