6.2 C
Geneva
Sunday, March 3, 2024

Haliti diskutoi me drejtorët për pasqyrat financiare janar-dhjetor 2023, ku Vitia ka shkallën e ekzekutimit të buxhetit 98.23%

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve (KD). Në këtë takim fillimisht janë prezantuar Pasqyrat Financiare Janar-Dhjetor 2022, nga drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Besnik Imeri.

Sipas këtyre pasqyrave gjatë kësaj periudhe financiare janë inkasuar të hyra vetanake në vlerë prej 1.183.367 euro, apo shkalla e inkasimit, bazuar në planifikimin vjetor është 119,79 %. Ndërkaq shkalla e ekzekutimit.

Gjithmonë sipas këtij dokumenti shkalla e ekzekutimit të buxhetit për periudhën janar-dhjetor është 98,23 % në krahasim me alokimet me të gjitha programet dhe kategoritë ekonomike.

Këtë gjë e vlerësoj lartë kryetari Haliti duke i falënderuar të gjithë për bashkëpunimin.

Ai po ashtu kërkoj që të vazhdoj bashkëpunimi në interes ë qytetarëve të komunës së Vitisë.

Përndryshe në këtë takim është biseduar edhe për çështje të tjera, planet për vitin 2023 dhe realizimin e aktiviteteve të ndryshëm gjatë këtij viti./albswiss.com/

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img