1.3 C
Geneva
Friday, March 29, 2024

Haxhiu: Ka zhvillime të reja në rastin Dehari, po presim raportin e Institutit Zvicran

Albulena Haxhiu ka folur në lidhje me rastin Dehari.

Anëtarja e Kryesisë së VV’së, Albulena Haxhiu ka thënë se çfarë hapa pritet të marrë VV kur të vijë në pushtet për zgjidhjen e rastit të Astrit Deharit.

Vdekja e Deharit në burg para disa viteve ka qenë një temë me të cilën VV është marrë shumë.

Haxhiu thotë se Instituti Zviceran, që bëri raportin e parë ku hodhi dyshime se Dehari nuk është vetëvrarë, do të dalë me një raport të ri me prova të reja.

“Aso kohe kemi pasur takime me kryeprokurorin shtetit, Zoti Lumezi. Kemi trajtuar rastin e vrasjes së Astrit Deharit. Ajo që kam thënë në emër të drejtësisë qëndron. Instituti zviceran ka thënë se do të vijnë në Kosovë dhe t’i trajtojnë të gjitha provat. Vizita ka ndodhur në fund të vitit të kaluar. Nuk kam autorizim të flasë për këtë. Ka marrë edhe prova tjera dhe besoj se sërish do të dalë me një analizë. Prokurori special nuk po e trajton rastin me urgjencë. Ka vite ai që është vrarë. Nuk kemi parë dëshmitarë që kanë folur. Kur kam qenë në ministri të drejtësisë, ka pasur shumë fjalë aty që ish-ministrja ka urdhëruar personat që t’i marrin kamerat dhe t’i shohë dhurata Hoxha ato e të japë leje që t’i publikojë Klan Kosova. Ka qenë një ndër rastet më të rënda pasi një aktivistit politik i pafajshëm është marrë pa asnjë provë dhe nuk është marrë fare në pyetje në paraburgim. Ai nuk ka dalur i gjallë nga aty pra ka vdekur në duart e shtetit. Procesi i vettingut do të na ndihmojë këtu. Kjo pasi prokurorët, gjykatësit do të jenë të pastër dhe me integritet. Në raportin e ardhshëm nga Instituti Zviceran do të konfirmohen ato që kemi thënë”, ka thënë ai.

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img