Hoti për kredin për të paguar skemat sociale: Kjo s’ka ndodhur që nga 2008

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka pyetur ministrin e Financave, Hekuran Murati se çfarë shteti është Kosova nëse merr kredi për të paguar skemat sociale.

Kjo pasi Ministri Murati prezantoi në kuvend një marrëveshje ndërkombëtare për kredi nga Banka Botërore në vlerë 47 milionë euro për skemat sociale.

“Që të rishikohen skemat pajtohemi sepse ka qytetarë që plotësojnë kushtet dhe s’marrin dhe anasjelltas. Të merret kredi për pagesë të skemave sociale kjo nuk ka ndodhur asnjëherë ndoshta prej vitit 2008 e këndej që shteti i Kosovës të marrë kredi për të paguar skemat sociale ose paga. Në fund të fundit çfarë shtetit jemi nëse nuk arrijmë që me të hyrat që kemi të paguajmë skemat sociale e pensionale. Vetëm Palestina ose Sahara Perëndimore që kanë vështirësi për konsolidimin e institucioneve marrin kredi të tilla”, tha Hoti, teksa shtoi se LDK nuk e përkrah këtë marrëveshje.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img