-11.4 C
Geneva
Monday, January 30, 2023

Hoti: Trendi i rritjes ekonomike është në rënie, qeveria e mbyllur ndaj bizneseve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar qeverinë në lidhje me ekonominë, duke thënë se qeveria është mbyllur plotësisht ndaj bizneseve.

Hoti, ka shtuar se në qeverinë e udhëhequr nga ai, është kthyer trendi pozitiv dhe se e kanë dorëzuar mandatin me rritje ekonomike, me baza të mira për të vazhduar tutje, shkruan Albswiss.com.

Deputeti i LDK-së ka shtuar po ashtu se, që nga atëherë trendi i rritjes ekonomike është në rëni.

“Në qeverinë e udhëhequr nga unë, kemi punuar shumë për të nxjerrë ekonominë nga kriza për shkak të pandemisë. E kthyem trendin pozitiv që në muajtë e parë të vitit 2021. E dorëzuam mandatin me rritje pozitive ekonomike, me baza të mira për të vazhduar më tutje. Që nga atëherë, trendi i rritjes ekonomike është në rënie. Sigurisht shkaktarë janë edhe faktorët e jashtëm, por në politika ekonomike dhe fiskale nuk është ndërmarrë asnjë veprim domethënës. Qeveria është mbyllur plotësisht ndaj bizneseve. Nuk është mbajtur asnjë mbledhje e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik për të diskutuar shqetësimet e bizneseve dhe për të zhvilluar politikat e reja ekonomike”, ka thënë Hoti. /Albswiss.com/

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img