fbpx
-13 C
Geneva
Tuesday, January 21, 2025

Hoxhaj takon Ambasadorin e Gjermanisë, diskutojnë për situatën politike në Kosovë

Enver Hoxhaj takohet me Ambasadorin e Gjermanisë, diskutojnë për situatën politike në Kosovë

Enver Hoxhaj është takuar sot me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Në takim u diskutua për situatën politike në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit dhe procesin e formimit te institucioneve të reja.

Kryetari Hoxhaj bëri të ditur që PDK do të angazhohet për mbrojtjen e vlerave demokratike në Kosovë, e mbi të gjitha do ta mbikëqyrë realizimin e premtimeve të qeverisë ndaj qytetarëve të Kosovës.

Ndër të tjera, Hoxhaj shtoi që Kosovës i duhet mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë në planin e konsolidimit të brendshëm dhe të jashtëm, rimëkëmbjen ekonomike, si dhe çështjet e sigurisë, sundimit të ligjit e arsimit.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img