Ilir Meta në takim me Kurtin: E urova për fitoren – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Ilir Meta në takim me Kurtin: E urova për fitoren

ilir-meta-ne-takim-me-kurtin:-e-urova-per-fitoren

Meta në takim me Kurtin: E urova për fitoren.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur sot në takim kandidatin për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se ka uruar Kurtin për fitoren si dhe për procesin demokratik zgjedhor.
Ai ka thënë se kanë diskutuar edhe për shumë ide për forcimin e bashkëpunimit.

Postimi i plotë i Metës:

Sot kisha kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, fitues të zgjedhjeve të fundit në Kosovë.

E urova për fitoren, por mbi të gjitha për procesin e shkëlqyer zgjedhor, që realizoi Kosova.

Ndamë shumë ide të vyera për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona dhe përshpejtimin e proceseve integruese, për të garantuar një të ardhme më të mirë dhe të sigurt europiane, që meritojnë qytetarët tanë.

Të ngjajshme

Hasani: Pa 80 vota në kuti, nuk shkohet në raundin e dytë për zgjedhjen e presidentit

albswiss.com

Meliza i shkruna letër të gjatë Donika Gërvallës, i ka disa kërkesa për të

albswiss.com

Hoxhaj mohon se Kryesia e PDK-së do të shkarkohet të mërkurën

albswiss.com