Qendra Shqiptare për Integrim Kulturë dhe Religjion në qytetin helvetik të Lozanës, ditë e më tepër po dëshmohet si një organizim i mirëfilltë dhe shembull për mërgatën tonë e cila bën jetën larg atdheut.
Kjo qendër, e cila është e organizuar në kuadër të xhamisë shqiptare në Lozanë, më parë bënte pjesë në kuadër të bashkësisë islame në Zvicër, por më vonë falë bashkëpunimit vëllazëror mes Unionit të Imamëve në Zvicër, nga viti 2020 formohet edhe Komuniteti Shqiptaro – mysliman në Zvicër
Sot, në Qendrën Shqiptare për Kulturë, Integrim dhe Religjion. Hoxhë Fehim ef. Abazi, është udhëheqës i saj. Qendra Shqiptare për Kulturë, Integrim dhe Religjion ekziston dhe është e organizuar që nga viti 2000. Këtu në këtë qendër pos aktiviteteve fetare të cilat mbahen rregullisht , gjithashtu këtu zhvillohen edhe ato kulturore e kombëtare.
Organizimet që bëhen kanë një rolë të veçantë, sidomos për gjeneratat e reja të cilat janë lindur dhe rritur në shtetin helvetik dhe përmes aktiviteteve të zhvilluara organizatorët bëjnë që ata përherë të mbajnë lidhjet me origjinën dhe atdheun prej nga vijnë.
Ndër aktivitetet që tashmë janë bërë tradicionale nga kjo qendër janë festimi i festave kombëtare si ajo e 28 nëntorit por edhe 17 shkurtit dhe shumë festa tjera kombëtare. Por, këtu organizohen edhe promovime librash, sesione shkencore dhe shumë ngjarje tjera.
Dashuria për atdheun, gjuhën dhe ruajtjen e traditave shqiptare në këtë Qendër është e sheshuar sikur rrezet e diellit. Ne vizituam Qendrën për Integrim, Kulturë e Religjion në Lozanë dhe nga biseda e ngrohtë e vëllazërore që bëmë me udhëheqësin e saj imam Fehim Abazi, do sjellim para shikuesve inserte të ndryshme nga kjo bisedë.
Organizimi i mërgatës, roli i fesë në bashkimin dhe bashkërendimin e organizimeve shqiptare, preokupimi i mësimit dhe mbajtjes gjallë të gjuhës amtare, familja shqiptare, morali në shoqërinë… Si dhe shumë tema tjera me interes të veçantë do keni rastin të ndiqni në reportazhin e përgatitur nga Televizioni i mërgatës Alb’swiss TV – në Gjenevë.
Fehim ef. Abazi – Imam i nderuar në këtë Qendër dhe i angazhuar prej vitesh shpalos para jush përkushtimin dhe veprimtarinë e gjerë të kësaj Qendre…